Një qytetar ka raportuar në Polici se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “17 Shkurti” në Fushë Kosovë dhe është cilësuar si person i zhdukur.
“Rr. 17 Shkurti, Fushë Kosovë 23.07.2023 – 00:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në komunikatën e Policisë.