RTV AHIRETI
Lajme

Zhvillimet e fundit në Kuvend, Hoti për deklaratën e Osmanit: Është për keqardhje, kaq për moralin e saj politik

zhvillimet-e-fundit-ne-kuvend,-hoti-per-deklaraten-e-osmanit:-eshte-per-keqardhje,-kaq-per-moralin-e-saj-politik

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklarimin e sotëm të Presidentes së Kosovës për çështjet që presin shqyrtim në Kuvend duke i vlerësuar ato si deklarata për keqardhje.

Hoti ka theksuar se Osmani e di mirë se për shqyrtimin e çështjeve në Kuvend, duhet të kryhen veprime kushtetuese që lidhen me formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet.
Sipas Hotit, Presidentja po bashkohet në një “fushatë të presionit publik ndaj partive politike” dhe inkurajon mediat që të bëjnë presion.

Ai shtoi se ajo po ndihmon në ndërtimin e “narrativave mashtruese për zgjedhjet e reja”, duke mos përmendur aktgjykimin e Gjykatës Supreme që, sipas Hotit, tregon se disa anëtarë të qeverisë po mbajnë postet qeveritare si deputetë në mënyrë joligjore.

Hoti përfundoi reagimin e tij me një vlerësim të ashpër: “Kaq për moralin politik të saj. Mjerim.”

The post Zhvillimet e fundit në Kuvend, Hoti për deklaratën e Osmanit: Është për keqardhje, kaq për moralin e saj politik first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Konjufca uron Fitër Bajramin: Paqja, harmonia dhe lumturia duhet të jenë prioriteti ynë kryesor

admin

Presidenti Erdoğan mbërrin në Republikën Turke të Qipros Veriore

admin

Kosova merr vendimin, paga minimale rritet në 350 euro, ja kur hyn në fuqi

admin