RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zhvillimet në veri, Osmani takohet me ambasadorin Hovenier

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Me këtë rast, Osmani dhe Hovenier thuhet të kenë diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Presidentja Osmani thuhet të ketë nënvizuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit, në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropian.

Takimi i presidentes Osmani me ambasadorin Hovenier vie pas largimit të serbëve nga institucionet drejtuese të vendit.

Gjatë të shtunës, Lista Serbe ka njoftuar publikisht largimin nga institucionet qeverisëse në Kosovë, derisa në Mitrovicën e Veriut për tri ditë radhazi dorëheqjen kanë dorëzuar rreth 600 zyrtarë policorë.

Duke mos mbaruar me kaq, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe.

Të njëjtit kanë vazhduar avazin e përfaqësuesve të tjerë serbë në Kosovë.

Përfaqësuesit serbë në Kosovë nuk janë pajtuar me kërkesën për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS, si dhe nuk kanë pranuar fletëqortimet nga institucionet e Kosovës.

Kësisoj të enjten është konfirmuar shkarkimi i drejtori të Policë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq. Gjuriq është shkarkuar për sabotim të punës dhe mos pranim të kryerjes së detyrave në kuadër të vendimit për targat.

Në kuadër të të gjitha këtyre veprimeve, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe BE-ja është kërkuar që të mos përshkallëzohet situata nga asnjëra palë e që çështjes të zgjidhen përmes dialogut.

Related posts

Biden për marrëveshjen e mundshme për pengjet: Tani jemi shumë afër

admin

Goditje e fortë tërmeti para mesnate në Italinë e Jugut, ndjehet edhe në Napoli

rezart morina

“Është kthyer në rajon si aktor i rëndësishëm” – Studiuesit: Kina shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së BE-së në Ballkanin Perëndimor

admin