Si pasojë e rreth 5.500 zjarreve pyjore në Kanada është djegur një sipërfaqe prej 13.4 milionë hektarësh, transmeton Anadolu.
Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Pyjeve Veriore të Ministrisë së Burimeve Natyrore të Kanadasë, Michael Norton tërhoqi vëmendjen se zjarret e sezonit vazhdojnë.
Ai paralajmëroi se në javët në vijim “mund të përjetohet rritje në masë të madhe”. Në zjarret të cilat janë regjistruar si “zjarri më i madh në historinë e vendit” deri më tani janë regjistruar 5.500 zjarre.
Në zjarret në fjalë janë shkatërruar rreth 13.4 milionë hektarë sipërfaqe pyjore. Zyrtarët thanë se për shkak të zjarreve mbi 167 mijë persona janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Zjarret më të mëdha të mëparshme në Kanada, janë regjistruar në sezonin e zjarreve pyjore që përfshin muajt prill-shtator 1989 dhe u dogjën rreth 7.6 milionë hektarë sipërfaqe pyjore.