RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarret pyjore vazhdojnë të përhapen në ishullin Siçili të Italisë

zjarret-pyjore-vazhdojne-te-perhapen-ne-ishullin-sicili-te-italise

Zjarret pyjore kanë vazhduar të përhapen në disa zona të ishullit italian të Siçilisë, raporton Anadolu.

Një zjarr që shpërtheu të premten në shpatet e Malit Iato, pranë Palermos, u përhap me shpejtësi në tre anët e malit, i favorizuar nga erërat e forta, si dhe vazhdoi të digjej gjatë natës pranë zonave të banuara.

Numri i qyteteve italiane nën nivelin më të lartë të alarmit për valën e të nxehtit pritet të ulet gjatë fundjavës, megjithëse temperaturat ekstreme dhe rreziqet për shëndetin do të vazhdojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Ministrisë italiane të Shëndetësisë, 16 qytete janë në alarm të kuq, ndërsa numri pritet të bjerë në 14 qytete në fillim të javës së ardhshme.

Meteorologët presin që vala aktuale e të nxehtit të fillojë të dobësohet nga dita e hënë, ndërsa anticikloni afrikan do të zhvendoset drejt perëndimit.

Megjithatë, Italia jugore dhe ishujt pritet të mbeten nën temperatura shumë të larta, edhe pse parashikohet një rënie e lehtë e tyre.

Related posts

Pamjet satelitore/ Nëndetësja e re bërthamore e Kinës fundoset gjatë ndërtimit

admin

Shefi i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s takohet me kryeministrin Kurti

admin

Rritet në 34.654 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani