RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarret shpërthejnë në të gjithë Bullgarinë juglindore

zjarret-shperthejne-ne-te-gjithe-bullgarine-juglindore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret e mëdha të egra dhe pyjore në juglindje të Bullgarisë.

“Rreth 1 000 hektarë tokë është prekur, ose afërsisht sa 1 400 fusha futbolli. Nga këto, 600 hektarë janë pyje”, njoftuan mediat bullgare të hënën.

Në komunën e Svilengradit është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Përpjekjet për shuarjen e zjarrit në këto zona, të vështira për t’u arritur u penguan nga nxehtësia dhe erërat e forta.

“Nuk ka ende raportime për të plagosur. Dy shtëpi dhe ndërtesa bujqësore u dogjën në dy fshatra”, sipas një raporti të radios shtetërore bullgare.

Në rajonin e Burgasit në veri, një zjarr shkatërroi 20 hektarë pyll.

Instituti i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë i Bullgarisë paralajmëroi se rreziku i zjarrit do të mbetet jashtëzakonisht i lartë gjatë ditëve në vijim. /atsh

Related posts

Djegësi racist i Kuranit, Paludan, i përfshirë në biseda seksuale në internet me të mitur

admin

Arabia Saudite dhe Irani bien dakord të rihapin ambasadat, të rifillojnë fluturimet dhe të lehtësojnë vizat

Muhamet Ramadani

Presidenti Erdogan kandidon zyrtarisht për zgjedhjet e 14 majit

admin