Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen Parku i Qytetit, në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit.
Për incidentin ka folur drejtori për Siguri dhe Emergjenca në kryeqytet, Lulzim Fushtica i cili ka bërë të ditur se gjatë intervenimit në zjarrin që përfshiu një ndërtesë në Prishtinë janë raportuar disa të lënduar.
Ndër të lënduarit sipas drejtorit për Siguri dhe Emergjenca janë dy qytetar, njëri prej tyre fëmijë 5-vjeçar dhe pesë zjarrfikës të cilët kanë kërkuar ndihmë gjatë kryerjes së detyrës së tyre.
“Dy qytetarë janë të lënduar, njëri prej tyre fëmijë 5-vjeçar i cili është duke u trajtuar në Emergjencë dhe gjatë intervenimit 5 zjarrfikës kanë kërkuar ndihmë, mirëpo nuk janë lëndime të mëdha, por lëndime gjatë kryerjes së punës së tyre, janë trajtuar nga ekipet emergjente që janë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Fushtica

