Një zjarr përfshiu një rrokaqiell të premten në qytetin qendror kinez të Changsha, derisa autoritet nuk bën të ditur nëse ka viktima.
Një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte dhjetëra njerëz që po largoheshin nga ndërtesa ndërsa mbeturinat e flakta binin nga katet e sipërme, raportoi Daily Mail të premten.
Zjarri shpërtheu në një ndërtesë 42-katëshe që strehon një zyra të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.
Ndërtesën e mbuloi tymi i dendur derisa dhjetëra kate u dogjën tërësisht.
Departamenti provincial i zjarrfikësve tha më vonë në një postim në mediat sociale se “për momentin, zjarri është shuar dhe ne nuk kemi zbuluar ende viktima”. /koha