RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zjarri përfshin ndërtesën 42-katëshe në Kinë ku ndodheshin zyrat e China Telecom

zjarri-perfshin-ndertesen-42-kateshe-ne-kine-ku-ndodheshin-zyrat-e-china-telecom

Një zjarr përfshiu një rrokaqiell të premten në qytetin qendror kinez të Changsha, derisa autoritet nuk bën të ditur nëse ka viktima.

Një video e shpërndarë në mediat sociale tregonte dhjetëra njerëz që po largoheshin nga ndërtesa ndërsa mbeturinat e flakta binin nga katet e sipërme, raportoi Daily Mail të premten.

Zjarri shpërtheu në një ndërtesë 42-katëshe që strehon një zyra të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

Ndërtesën e mbuloi tymi i dendur derisa dhjetëra kate u dogjën tërësisht.

Departamenti provincial i zjarrfikësve tha më vonë në një postim në mediat sociale se “për momentin, zjarri është shuar dhe ne nuk kemi zbuluar ende viktima”. /koha

Related posts

Parlamenti iranian i shpall ushtritë evropiane si “grupe terroriste”

admin

Pa’lestinë – Përditësimi më i fundit i lajmeve

admin

Përfaqësuesit e Listës Serbe negociata me KFOR-in, kërkojnë largimin e Policisë së Kosovës

Muhamet Ramadani