Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan, u takua të premten në Turqi me Ilyasah Shabazz, vajzën e liderit të të drejtave civile në SHBA, Malcolm X, raporton Anadolu.
Zonja Erdoğan tha se folën për aktivitetet e Qendrës Përkujtimore dhe Edukative Malcolm X dhe Dr. Betty Shabazz.
“Rezistenca e nisur me guxim nga Malcolm X në luftën kundër racizmit dhe islamofobisë u bë shkëndija e parë e një transformimi global”, shkroi Erdoğan në rrjetin social “X”, teksa shprehu kënaqësi për pritjen e Shabazzit në Turqi.
“Nëpërmjet përpjekjeve të Qendrës Edukative të krijuar si simbol i këtij mirëkuptimi, dëshiroj që bindjet dhe vendosmëria e Malcolm X-it të arrijnë te të gjithë të rinjtë në botë”, ka thënë Erdoğan.