RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zonja e Parë Emine Erdoğan takon vajzën e Malcolm X-it në Turqi

zonja-e-pare-emine-erdogan-takon-vajzen-e-malcolm-x-it-ne-turqi

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdoğan, u takua të premten në Turqi me Ilyasah Shabazz, vajzën e liderit të të drejtave civile në SHBA, Malcolm X, raporton Anadolu.

Zonja Erdoğan tha se folën për aktivitetet e Qendrës Përkujtimore dhe Edukative Malcolm X dhe Dr. Betty Shabazz.

“Rezistenca e nisur me guxim nga Malcolm X në luftën kundër racizmit dhe islamofobisë u bë shkëndija e parë e një transformimi global”, shkroi Erdoğan në rrjetin social “X”, teksa shprehu kënaqësi për pritjen e Shabazzit në Turqi.

“Nëpërmjet përpjekjeve të Qendrës Edukative të krijuar si simbol i këtij mirëkuptimi, dëshiroj që bindjet dhe vendosmëria e Malcolm X-it të arrijnë te të gjithë të rinjtë në botë”, ka thënë Erdoğan.

Related posts

Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit goditet nga disa sulme me dronë

Hevzi

Sunak: Situata në veri të Kosovës më shqetëson

Muhamet Ramadani

Erdoğan: Politika botërore në një kthesë të mprehtë

admin