RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje

zrre-ja-e-ul-cmimin-per-ngrohje

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e Kosovës ka vendosur ta ulë çmimin e ngrohjes nga ndërmarrjet publike për konsumatorët në Prishtinë dhe Gjakovë.

Rregullatori i energjisë bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë se e ka ulur për 3.8 për qind çmimin e ngrohjes me matje për konsumatorët e Termokosit në kryeqytet, ndërsa për 5 për qind për ata në Gjakovë.

ZRRE-ja e miratoi vendimin për këtë ulje gjatë një mbledhjeje të martën.

Çmimi i deritanishëm për ngrohjen me matje ishte 76 centë për kilovat në muaj, i vendosur vitin e kaluar.

Me çmimin e ri, tani konsumatorët në Prishtinë do të paguajnë 73 centë për kilovat në muaj, ndërsa ata në Gjakovë 72 centë.

Termokos numëron rreth 25.000 konsumatorë në Prishtinë.

Sezoni i ngrohjes nga Termokos-i zakonisht nis më 15 tetor dhe vazhdon deri më 15 prill.

Vitin e kaluar, qytetarë të Prishtinës kishin shprehur pakënaqësi me çmimin e ngrohjes, duke e ankuar për faturat e tyre mujore.

Kjo ndodhi pas ndryshimit të mënyrës së faturimit atë vit nga ndërmarrja publike Termokos. Disa nga ankuesit dyshonin se matja e konsumit nuk ishte bërë siç duhet.

Termokos përcaktonte faturimin bazuar në sipërfaqen e hapësirave të banesave apo shtëpive, me një çmim prej 76 centësh për metër katror.

Por, nga viti i kaluar, ajo filloi ta bëjë faturimin bazuar në matës të shkallës së shfrytëzimit të ngrohjes.

Related posts

Për gjueti e në evente mbretërore së bashku, fotot që zbulojnë se si ish-princi Andrew “i hapi derën” Jeffrey Epstein drejt elitës britanike

admin

Presidenti Aliyev: Azerbajxhani dhe Armenia morën vendim të përbashkët për të mbyllur kapitullin e luftës

Muhamet Ramadani

Emiratet e Bashkuara Arabe mohojnë vizitën sekrete të Netanyahut gjatë luftës me Iranin

admin