RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

ZRRE-ja rekomandon shtrenjtim të sërishëm të rrymës

zrre-ja-rekomandon-shtrenjtim-te-serishem-te-rrymes

Zyra e Rregullatorit të Energjisë do të rekomandojë rritje të tarifave të energjisë, pas kërkesës së parashtruar nga KEDS-i dhe KESCO, ka mësuar KOHA të enjten.

Nuk është bërë e ditur sa për qind do të jetë rritja. Raporti pritet të publikohet në mars. Të enjten, ZRRE-ja ka publikuar raportin për të hyrat maksimale të lejuara, në bazë të të cilit do të caktohen tarifat e reja.

Ndaj raportit palët do të mund të paraqesin komentet e tyre. Vitin e kaluar Qeveria ishte zotuar që do të subvencionojë mosrritjen e tarifave me 90 milionë euro, duke bërë që vetëm konsumatorët që kalojnë pragun prej 800 kilovatësh të pësojnë rritje të çmimit të energjisë.

Related posts

Ush’tria iz’raelite thotë se po përgatitet për operacion tokësor në Liban

admin

Kurti i shqetësuar për sundimin e ligjit në Serbi

Muhamet Ramadani

Punëtorët teknikë të Kuvendit protestojnë sot, kërkojnë paga më të larta

admin