Zyra e Rregullatorit për Energji po shqyrton tarifat e reja të energjisë elektrike.
Kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se nuk e kanë pranuar propozimin e KEK-ut për rritjen e tarifave, por që nuk tregoi nëse do të ketë rritje ose jo.
“Çmimi i KEK-ut për rritje nuk është marrë parasysh. ZRRE ka marrë çmimin aktual të gjenerimit. Të hyrat e operatorëve në vlerë prej 399.6 milionë euro do të përfshihen në tarifat e konsumatorëve. Ne jemi duke i shqyrtuar propozimet e operatorëve dhe pastaj do të vendosim”, shtoi ai./RTK