RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Zgjerimi i BE-së të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm

zv.kryeministri-i-maqedonise-se-veriut:-zgjerimi-i-be-se-te-jete-i-drejte-dhe-i-parashikueshem

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) duhet të jetë i drejtë dhe i parashikueshëm, përparimi të vlerësohet sipas kritereve objektive, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të ministrisë, Sali mori pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Vjenë, me ftesë të ministres austriake për Evropën, Integrimin dhe Familjen, Claudia Bauer.

Në diskutimet për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, ministri Sali theksoi se procesi i zgjerimit duhet të jetë i prekshëm për qytetarët edhe përpara anëtarësimit. Ai vuri theks të veçantë te të rinjtë dhe te nevoja për më shumë mundësi për arsimim, aftësim profesional, praktikë pune, kërkim shkencor dhe shkëmbime me partnerë evropianë.

“Për të rinjtë tanë, e ardhmja evropiane duhet të nënkuptojë mundësi reale për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin e tyre”, theksoi Sali.

Ministri Sali theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj reformave dhe anëtarësimit në BE. Ai bëri thirrje që procesi i zgjerimit të mbetet i drejtë dhe i parashikueshëm, ku përparimi i arritur nga vendet kandidate vlerësohet sipas kritereve objektive evropiane.

Related posts

Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Muhamet Ramadani

Erdogan: Nuk do të jemi të qetë derisa të rindërtojmë qytetet tona të goditura nga tërmeti

admin

Plagosën me armë rojën e pyllit, arrestohen gjashtë persona në Gjilan

admin