RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zv/shefja e NATO-s, Shekerinska, pritet në takim nga kryeministri armen

zv/shefja-e-nato-s,-shekerinska,-pritet-ne-takim-nga-kryeministri-armen

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, ka zhvilluar bisedime me zv/sekretaren e përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska, transmeton Anadolu.

Zyra e kryeministrit armen tha se Pashinyan dhe Shekerinska diskutuan çështje që lidhen me zhvillimin e partneritetit midis Jerevanit dhe NATO-s, si dhe bashkëpunimin me aleancën.

“Kryeministri Pashinyan theksoi se Armenia i kushton rëndësi bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë NATO-n, në avancimin e agjendës së sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, tha zyra e kryeministrit.

Shekerinska, nga ana e saj, shprehu vlerësim për partneritetin midis Armenisë dhe NATO-s, duke falënderuar kryeministrin Pashinyan për një bisedë “produktive”.

Zyra e kryeministrit tha se bisedimet prekën edhe zhvillimet pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët midis kryeministrit armen, presidentit azerbajxhanas, Ilham Aliyev dhe presidentit amerikan, Donald Trump, në një samit trepalësh në Shtëpinë e Bardhë në muajin gusht.

Në këtë drejtim, sipas njoftimit, u zhvillua një shkëmbim mbi hapat që synojnë zhbllokimin e komunikimeve rajonale, veçanërisht Rrugës Trump për Paqe dhe Prosperitet Ndërkombëtar (TRIPP) dhe projektit Kryqëzimi i Paqes i Jerevanit.

Më herët, Shekerinska zhvilloi gjithashtu bisedime në kryeqytetin armen me ministrin e Punëve të Jashtme, Ararat Mirzoyan, kryetarin e parlamentit, Alen Simonyan dhe ministrin e Mbrojtjes, Suren Papikyan.

NATO njoftoi vizitën e Shekerinskës në Jerevan të mërkurën.

Deklarata e nënshkruar në Washington synon t’i japë fund dekadave të konfliktit midis dy fqinjëve të Kaukazit Jugor, me angazhime për të ndaluar armiqësitë, për të rihapur rrugët e transportit dhe për të normalizuar marrëdhëniet.

Related posts

Kompania Boeing dërgon në hapësirë dy astronautë të NASA-s, udhëtimi do të zgjasë 25 orë

admin

Fermerët spanjollë protestojnë me traktorë në Madrid kundër marrëveshjes BE-Mercosur

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Kemi rritur numrin e universiteteve në Turqi nga 76 në 208 – VIDEO

Muhamet Ramadani