RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zvicra më e ekspozuar ndaj ndryshimeve klimatike sesa pritej

zvicra-me-e-ekspozuar-ndaj-ndryshimeve-klimatike-sesa-pritej

Parashikimet kombëtare zvicerane për klimën sugjeruan se ngrohja e Zvicrës po ecën shumë më shpejt se mesatarja botërore, transmeton Anadolu.

Sipas raportit të ‘Swissinfo’, temperatura e Tokës tashmë është rritur me rreth 1.3 gradë Celsius nga nivelet para-industriale, ndërsa në Zvicër rritja është rreth 2.9 gradë Celsius.

Hulumtuesit në ‘Metoswiss’ dhe ‘ETH Zurich’ vlerësuan se nëse ngrohja globale arrin 1.5 gradë Celsius, Zvicra mund të përballet me një rritje prej 2.9 gradë Celsius.

Nëse temperatura globale rritet me 3 gradë Celsius, theksoi raporti, ngrohja e Zvicrës mund të arrijë në 4.9 gradë Celsius.

Këto parashikime të përditësuara tregojnë një rritje prej rreth 10-15 për qind krahasuar me skenarët e mëparshëm të vitit 2018. Parashikimet gjithashtu paralajmëruan për valë më të shpeshta të nxehtësisë, thatësira, reshje më të dendura shiu dhe më pak borë.

Sinjali i ngrohjes është më i fortë në Zvicër sesa në nivel global, duke i bërë rajonet zvicerane veçanërisht të ndjeshme ndaj rreziqeve të ndryshimeve klimatike, gjë që do ta bënte përshtatjen kritike.

Related posts

Avokatët e të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc kundërshtojnë aktakuzën, pretendojnë se Prokuroria ka injoruar provat e mbrojtjes

RTI

Astronauti i NASA-s publikon videon kur Toka “fshihet” pas Hënës, u filmua me telefonin e tij

admin

Erdoğan në Forumin e Biznesit në Sarajevë bën thirrje për më shumë investime turke në BeH

admin