RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut i dorëzohet kryeparlamentarit Gashi nga ambasadori i BE-së në Shkup

raporti-i-progresit-per-maqedonine-e-veriut-i-dorezohet-kryeparlamentarit-gashi-nga-ambasadori-i-be-se-ne-shkup

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Shkup, Michalis Rokas, ia ka dorëzuar kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, raportin e progresit për vendin nga Komisioni Evropian, transmeton Anadolu.

Siç njofton kabineti i kryeparlamentarit Gashi, në takim ishin të ftuar nënkryetarët, koordinatorët e grupeve parlamentare, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit dhe kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Sot, Komisioni Evropian miratoi pakon vjetore të zgjerimit, duke paraqitur një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të bërë nga partnerët e zgjerimit të bllokut evropian gjatë 12 muajve të fundit

Delegacioni i BE-së në Shkup në një deklaratë bazuar në raportin e progresit për vendin tha se Maqedonia e Veriut vazhdoi punën në udhërrëfyesit për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe në planin e veprimit për mbrojtjen e pakicave.

“Nevojiten veprime të mëtejshme të shpejta dhe vendimtare mbi kriteret e hapjes, në përputhje me kornizën negociuese, me qëllim hapjen e grup-kapitullit të parë sa më parë dhe kur të përmbushen kushtet përkatëse”, thekson raporti.

Më tej, thuhet se Maqedonia e Veriut duhet të intensifikojë përpjekjet për të mbështetur sundimin e ligjit, duke mbrojtur pavarësinë dhe integritetin gjyqësor, dhe duke forcuar luftën kundër korrupsionit.

“Vendi gjithashtu duhet të miratojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e popujve të tjerë, siç janë bullgarët, siç përshkruhet në konkluzat e Këshillit të korrikut të vitit 2022, të cilat vendi u zotua t’i nisë dhe t’i arrijë”, theksohet në raport.

Maqedonia e Veriut në vitin 2005 fitoi statusin e “endit kandidat. Pasi të bëjë ndryshimet kushtetuese që rrjedhin nga protokolli bilateral i nënshkruar me Bullgarinë, pritet të fillojë të hapë kapitujt për anëtarësim në BE.

Propozimi për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, për të cilën nevojitet mbështet nga një shumicë prej dy të tretave apo 80 ligjvënës, parashikon ndryshime në Preambulën e Kushtetutës, si dhe përmendjen e popullit bullgar, popullit kroat, popullit malazez, popullit slloven, popullit hebre dhe popullit egjiptian.

Related posts

Specialja shtyn sërish datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Kushtrim Guraj

Presidenti Begaj vizitë në Vatikan, takon Papa Leonin

Irfan Jahiu

Ushtria izraelite shemb shtëpi në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes kornizë

Hevzi