RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtarë iz’raelitë su’lmuan Harrisin shkaku i apelit për ar’mëpushim në Ga’za

zyrtare-iz’raelite-su’lmuan-harrisin-shkaku-i-apelit-per-ar’mepushim-ne-ga’za

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit Itamar Ben Gvir dhe ministri i Financave Bezalel Smotrich kritikuan zëvendëspresidenten e ShBA-së, Kamala Harris, për thirrjen e saj për armëpushim në Rripin e Gazës.

Në postimin në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Ben-Gvir tha: “Nuk do të ketë armëpushim, kandidate femër”, pa përmendur emër. Smotrich gjithashtu kundërshtoi thirrjen e Harrisit në deklaratën në llogarinë e tij në mediat sociale.

Ai tha se marrëveshja për shkëmbimin e të burgosurve nënkupton “dorëzimin ndaj Yahya Sinwar, liderit të Hamasit në Gaza, rimëkëmbjen e Hamasit dhe braktisjen e të burgosurve izraelitë”.

“Ne nuk mund të biem në këtë kurth”, shtoi Smotrich.

Në deklaratën e saj pas takimit të djeshëm me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Harris tha se ajo përcolli shqetësimin e saj serioz për situatën urgjente humanitare në Rripin e Gazës.

“Ta bëjmë këtë marrëveshje (shkëmbimin e të burgosurve) dhe ta përfundojmë luftën me një armëpushim”, tha Harris.

Related posts

Zjarret në Mesdhe vranë më shumë se 40 persona

admin

Katër diplomatë iranianë vriten në sulmin ajror izraelit në kryeqytetin libanez

admin

Kontrolli ndaj rezidencës/ Donald Trump: FBI më vodhi pasaportat, po bëjnë gjueti shtrigash ndaj meje

admin