Pas përfundimit të bastisjes në Ministrinë e Tregtisë, zyrtarët policorë së bashku me disa dokumente që janë marrë brenda zyrave janë larguar nga objekti.
Dy zyrtarë të MINT-it janë arrestuar pas bastisjes nga Policia për dyshime të keqpërdorimeve të rezervave shtetërore.
Në Polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica, raporton EO.
Bastisja në këtë ministri ka filluar në orën 08:00, pas bastisjes së banesës dhe restaurantit të Ridvan Muharremit.
Sipas avokatit të Ridvan Muharremit, i dyshuar për aferën e vajit, është shoqëruar për intervistim në Prokurorinë Speciale.