RTV AHIRETI
Lajme

Zyrtari i Këshillit të Evropës i shqetësuar për rritjen e racizmit kundër muslimanëve në Evropë

zyrtari-i-keshillit-te-evropes-i-shqetesuar-per-rritjen-e-racizmit-kunder-muslimaneve-ne-evrope

Zyrtarë të nivelit të lartë nga Këshilli i Evropës dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) kanë rënë dakord për të ndërmarrë hapa konkrete për të luftuar racizmin anti-musliman në rritje në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Daniel Holtgen, përfaqësuesi i posaçëm i Këshillit të Evropës për format anti-semitike, anti-muslimane dhe format e tjera të intolerancës fetare dhe krimet e urrejtjes, ka zhvilluar një takim online me İsmail Hakkı Musa, përfaqësuesin e ri personal të kryesuesit në detyrë të OSBE-së për luftën kundër intolerancës dhe diskriminimit kundër muslimanëve.

Në një postim në llogarinë e tij në twitter, Holtgen tha se ata kanë vërejtur një rritje shqetësuese kundër muslimanëve në Evropë, të ngjashme me rritjen e anti-semitizmin.

“Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja janë të përkushtuar të ndalojnë këtë trend”, shkroi ai.

Në një prononcim tjetër, Holtgen tha se e përgëzoi Musa-n për emërimin e tij, duke shtuar se ata ranë dakord të vazhdojnë dhe të ndërtojnë marrëdhëniet e shkëlqyera të vendosura me paraardhësin e tij, si dhe shkëmbyen pikëpamje mbi lirinë e fesë dhe besimit, në veçanti racizmin anti-musliman.

“Ne të dy theksuam rëndësinë e shoqërisë civile dhe angazhimin e të rinjve në luftën kundër të gjitha formave të intolerancës”, tha ai, duke theksuar se ata shikuan “rrugët e mundshme të bashkëpunimit”, si krijimi i praktikave më të mira në “luftën kundër racizmit anti-musliman”.

Më 27 korrik, ambasadori turk u emërua nga Polonia, kryesuesja e OSBE-së për vitin 2022, si përfaqësues personal i kryesisë në detyrë të OSBE-së për luftën kundër intolerancës dhe diskriminimit ndaj muslimanëve.

Related posts

RMV; Han: Parti, bashkëpunoni që të anëtarësoheni në Bashkimin Evropian!

rezart morina

Kurti kërkon zbatim sa më të shpejt të marrëveshjes së Ohrit

rezart morina

Artistët spanjollë publikojnë video në mediat sociale në reagim kundër Izraelit – VIDEO

rezart morina