RTV AHIRETI
Shëndetësi

14 raste të “Kollës së mirë” sivjet, IKShPK apelon prindërit t’i vaksinojë fëmijët

14-raste-te-“kolles-se-mire”-sivjet,-ikshpk-apelon-prinderit-t’i-vaksinoje-femijet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, u ka bërë thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët kundër “Kollës së mirë” (Pertusis).

IKShPK ka njoftuar se gjatë këtij viti janë regjistruar 14 raste të reja, kryesisht te moshat e reja, që paraqet një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake.

Ky institut njofton se pertusis është një sëmundje ngjitëse bakteriale që përfshin traktin e frymëmarrjes dhe shkaktohet nga bakteria Bordetella pertussis që gjendet në gojën, hundën dhe fytin e personit të infektuar.

Po ashtu thuhet se kjo sëmundje ngjitëse mund të shfaqet në çdo moshë, por më shpesh i prek fëmijët dhe adoleshentët, ndërsa më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1 vjeçare.

Sëmundja përhapet lehtësisht nga personi në person, kryesisht përmes pikave/spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.

“Kujdesi është veçanërisht i rëndësishëm për foshnjat të cilat nuk e kanë ende kohën e marrjes së doizës së parë (foshnjat prej 0-2 muaj), të cilat duhet të mbrohen nga kontaktet me persona të tjerë (nga moshat më të rritura), që mund të jenë bartës të infeksionit pavarësisht nëse kanë shenja apo jo. Mbrojtja më e mirë është parandalimi përmes vaksinimit të foshnjave nga mosha 2 muajshe kur jepet doza e parë kundër Kollës së mire”, thuhet më tej në njoftim.

Related posts

10 ushqimet që shuajnë urinë dhe nuk të shëndoshin

admin

Pse duhet të konsumoni rregullisht sardele

admin

Pastroni toksinat me ujë dhe rrush të thatë

Muhamet Ramadani