RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​25 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

​25-vjet-nga-masakra-ne-rogove-te-hasit

Sot, bëhen 25 vjet nga masakra që është kryer nga forcat armike në fshatin Rogovë të Hasit, ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nga vrasjet nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Për të nderuar dëshmorët, sot në ora 10:00 në Rogovë të Hasit mbahet tubim përkujtimor dhe homazhe te “Varrezat e dëshmorëve”.

Po në këto data por në fshatrat Bishtazhin dhe Goden ranë dëshmorë edhe nëntë të tjerë.

Related posts

Trump: Çdo marrëveshje me Iranin ose do të jetë “e shkëlqyer dhe kuptimplote ose nuk do të ketë asnjë marrëveshje”

Kushtrim Guraj

“Termocentrali në Gaza gati për të rifilluar operacionet pas mbylljes prej më shumë se dy vitesh”

RTI

Konflikti mes dy bandave në Prishtinë lë pas 1 person të vrarë e 5 të tjerë të plagosur

admin