RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

38 palestinezë të vrarë në Gaza gjatë 24 orëve, rritet në 33.175 shifra e përgjithshme

38-palestineze-te-vrare-ne-gaza-gjate-24-oreve,-rritet-ne-33.175-shifra-e-pergjithshme

Të paktën 38 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 71 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa Izraeli po i vazhdon sulmet e tij në Rripin e rrethuar të Gazës, tha sot Ministria e Shëndetësisë e enklavës, transmeton Anadolu.

“Forcat okupuese izraelite kryen katër masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke lënë 38 dëshmorë dhe 71 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ministra.

Duke shpërfillur vendimin e përkohshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli po i vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, ku të paktën 33.175 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe 75.886 janë plagosur që nga 7 tetori 2023, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza që nga një inkursion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz.

Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas një bllokade gjymtuese të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Jo vetëm infrastrukturën energjitike, Rusia godet me dronë një hotel në një qytet ukrainas në Detin e Zi

admin

48 orë paraburgim ndaj tri edukatoreve të dyshuara për dhunën ndaj 3-vjeçarit

admin

Snajperët izraelitë vrasin shtatë palestinezë në spitalin Nasser në Gaza

admin6