RTV AHIRETI
Shëndetësi

5 përfitimet shëndetësore nga kosi

5-perfitimet-shendetesore-nga-kosi

Kosi dhe jogurti janë superushqimi që nuk e keni vënë re në kuzhinën tuaj.

Ju njohim me pesë përfitimet shëndetësore të jogurtit:

1. Është i mbushur me lëndë ushqyese thelbësore

Jogurti është i pasur me kalcium, disa vitamina B dhe minerale. Vetëm një filxhan i ofron gjysmën e nevojave ditore për kalcium. Ai është i mbushur me vitamina B të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Jogurti po ashtu është i pasur me fosfor, magnez dhe kalium.

2. Është i pasur me proteina

Proteina e rrit prodhimin e hormoneve që ju tregojnë se jeni të ngopur. Kjo ndihmon në rregullimin e oreksit tuaj dhe më tej ju ndihmon të humbni peshë./indeksonline

3. Është i mirë për zemrën

Jogruit mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Ndihmon gjithashtu në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe rrit lipoproteinën me dendësi të lartë.

4. Mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës

Joguri është i pasur me kalcium, fosfor dhe kalium. Të gjitha këto janë esenciale për shëndetin e mirë të kockave dhe ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës.

5. Ndihmon në forcimin e sistemit imunitarë

Jogurti përmban probiotikë. Probiotikët ndihmojnë në uljen e inflamacionit. Ato gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e ftohjes së zakonshme. Vitaminat dhe mineralet e saj gjithashtu ndihmojnë në rritjen e imunitetit.

Related posts

Çrregullimet e tiroides: Simptomat dhe 5 mënyra efektive për ta parandaluar atë

Muhamet Ramadani

4 sëmundjet që mund të përkeqësohen në mot të nxehtë

admin

Pse është jetike që secili ta dijë, se cilit grup gjaku i përket?

Muhamet Ramadani