RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

SHBA-ja dhe BE-ja e kundërshtojnë vendimin për lirimin e objekteve komunale në Mitrovicën Veriore – VIDEO

shba-ja-dhe-be-ja-e-kundershtojne-vendimin-per-lirimin-e-objekteve-komunale-ne-mitrovicen-veriore-–-video

Komuna e Mitrovicës Veriore, me anë të një vendimi ka kërkuar që të bëhet lirimi i një objekti komunal, që aktualisht është në shfrytëzim nga institucionet e Serbisë. Kjo, kërkesë sipas komunës vije për shkak të disa punime të parashikuara që do të kryhen në objekte të caktuara komunale.

E ky vendim i autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut, ka ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Në një reagim të Ambasadës Amerikane në Kosovës, thuhet se vendimet e tilla mund të qojnë në tensionim të situatës në veri.

“Ne vlerësojmë se këto veprime, të cilat nuk janë bashkërenduar me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat tona për shmangien e veprimeve të cilat mund t’i përshkallëzojnë tensionet, apo mund të perceptohen si përshkallëzuese”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës amerikane.

Reagim të ngjashëm për këtë rast ka pasur edhe Bashkimi Evropian. Në një përgjigje për tëvë1, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thotë se ky vendim bjen në kundërshtim me përpjekjet për deeskalim mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të shqetësuar për implikimet në situatën e sigurisë të vendimeve të fundit të marra nga administrata e komunës së Mitrovicës Veriore për shfrytëzimin e hapësirave dhe ndërtesave publike dhe komunale, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë nga subjektet e drejtuara nga Serbia të lirojnë objektet e tyre, nuk ofrojnë dokumentacionin e kërkuar brenda një afati të shkurtër. Ky vendim bie ndesh me përpjekjet e vazhdueshme për të de-përshkallëzuar tensionet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Stano.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, në emisionin “Ditari” në tëvë1 ka thënë se ndërkombëtarët po e drejtojnë presionin vetëm nga Kosova, përderisa ka folur edhe për kërkesën e ndërkombëtareve për koordinim të veprimeve.

Në pikën e parë të marrëveshjes së Bratisllavës ndër të tjera thuhet se Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarr veprime që mund të përshkallëzoi situatën në komunat veriore. /teve1

Related posts

I akuzuar për konspiracion, falsifikim të dokumenteve dhe uzurpim të pushtetit, lëshohet fletarrest për ish-kandidatin për president në Venezuelë

admin

UNICEF: Mungesa e ushqimit në Somali lë 500 mijë fëmijë në rrezik të vdekjes

admin

Gjendet një femër e vdekur në Lipjan, rasti po hetohet

admin