RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri britanik: Incidentet në rritje për urrejtjen e neverishtme anti-muslimane duhet të adresohen

kryeministri-britanik:-incidentet-ne-rritje-per-urrejtjen-e-neverishtme-anti-muslimane-duhet-te-adresohen

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer e quajti urrejtjen anti-muslimane “të neveritshme” dhe tha se incidentet në rritje duhet të adresohen, transmeton Anadolu.

“Urrejtja anti-muslimane është e neveritshme dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë”, tha sot Starmer për Pyetjet javore të kryeministrit në Dhomën e Komunave.

Komentet e tij erdhën në përgjigje të një pyetjeje nga ligjvënësi i Partisë Laburiste, Afzal Khan, i cili i kërkonte kryeministrit të përshkruante hapat që qeveria do të ndërmarrë për të trajtuar nivelin në rritje të racizmit dhe islamofobisë kundër muslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Në përgjigje, Starmer tha: “Rastet në rritje duhet të adresohen, prandaj po rrisim fondet për të mbrojtur xhamitë, shkollat ​​e besimit musliman në të gjithë vendin”.

Ai përsëriti se fondi i ri do të monitorojë urrejtjen anti-muslimane dhe shtoi se qeveria e tij vazhdon të punojë në përkufizimin e urrejtjes anti-muslimane ndërsa Muaji i Ndërgjegjësimit për Islamofobinë (IAM) mbahet në nëntor.

Related posts

SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj ushtrisë izraelite, rivali i Netanyahu: Vendos një precedent të rrezikshëm dhe përcjell një mesazh të gabuar për…

admin

Xhamia e vetme në Bahamas, simbol i bashkëjetesës fetare

RTI

Reperi i mirënjohur iranian dënohet me burgim, akuzohet për…

admin