RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy propozon për ministër të Jashtëm ish-ambasadorin Andrii Sybiha

zelenskyy-propozon-per-minister-te-jashtem-ish-ambasadorin-andrii-sybiha

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy propozoi për detyrën e ministrit të Jashtëm, zv/ministrin e Jashtëm dhe ish-ambasadorin në Ankara, Andrii Sybiha, transmeton Anadolu.

Në faqen e internetit të Parlamentit të Ukrainës thuhet se Zelenskyy i paraqiti Parlamentit draftin e dekretit presidencial lidhur me emërimin e Sybiha si ministër të Jashtëm.

Sybiha gjatë periudhës 2016-2021 ka kryer detyrën e ambasadorit të Ukrainës në Ankara.

– Parlamenti miratoi dorëheqjen e Kuleba-s

Deputeti ukrainas Yaroslav Zheleznyak, përmes një postimi nga llogaria e tij në median sociale njoftoi se sot në Parlament u miratua dorëheqja e ministrit të Jashtëm, Dmytro Kuleba.

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk në një deklaratë më 4 shtator njoftoi se ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba ka paraqitur në Parlament kërkesën për dorëheqje.

Kuleba ka kryer detyrën e ministrit të Jashtëm që nga 4 marsi 2020 deri më 5 shtator 2024.

Related posts

Mbështetja për Palestinën me kapelë me model shalqiri në “EURO 2024”

RTI

Mijëra izraelitë marshojnë kundër reformës së gjykatës në javën e 11-të me radhë – VIDEO

admin

Stoltenberg: Ukraina ka nevojë për armatim të avancuar

admin