RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Irani

gjermania-u-ben-thirrje-qytetareve-te-saj-te-largohen-nga-irani

Gjermania kërkoi nga shtetasit e saj të largohen nga Irani dhe bëri paralajmëroi të mos udhëtohet në këtë vend, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme gjermane publikoi një paralajmërim udhëtimi në lidhje me tensionet Izrael-Iran.

Në paralajmërim thuhet se Izraeli planifikon të sulmojë platformat e naftës dhe objektet bërthamore iraniane në përgjigje të sulmit raketor që Irani kreu dje dhe u kërkoi qytetarëve të saj në Iran që të largohen nga vendi dhe atyre që planifikojnë të udhëtojnë në Iran të heqin dorë nga udhëtimi.

“Situata në të gjithë rajonin është e tensionuar dhe e ndryshueshme. Më 1 tetor 2024, forcat iraniane nisën sulm me raketa ndaj Izraelit. Pritet një kundërpërgjigje nga forcat e armatosura izraelite. Sulmet në territorin iranian nuk mund të injorohen”, thuhet në paralajmërim.

– Sulmet e Iranit ndaj Izraelit

Irani lëshoi ​​rreth 180 raketa balistike në Izrael në orët e mbrëmjes të së martës, më 1 tetor.

Në deklaratën me shkrim të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit thuhet se sulmi është kryer në përgjigje të sulmeve izraelite në të cilat u vranë lideri i Hamasit Ismail Haniyeh, lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallah dhe gjenerali iranian Abbas Nilforoshan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “sulmi me raketa ishte një gabim i madh” dhe se “Irani do të paguajë çmimin e kësaj”.

Related posts

Rama: Shkodra u përket të gjithëve, të majtë dhe të djathtë

Muhamet Ramadani

Rumania ngre në ajër avionë luftarakë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga një dron rus

admin

Kurti anulon pjesëmarrjen në Forumin e Bratisllavës, shkak zhvillimet në veri

admin