Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), pas një raportimi nga qytetarët, ka zbuluar se një biznes po operonte ilegalisht në trajtimin e nënprodukteve të kafshëve të therura.
Ky subjekt, i cili nuk kishte asnjë licencë për të ushtruar veprimtarinë, ishte duke përpunuar nënprodukte pa përmbushur kushtet minimale teknike dhe sanitare.
“Lokacioni do të mbahet i mbikëqyrur nga organet shtetërore dhe njëkohësisht ndaj operatorit do të iniciohet procedura për gjykatë. Çdo operatorë ekonomik i cili nuk përmbush kriteret ligjore për të ushtruar llojin dhe natyrën e veprimtarisë ekonomike”, thuhet në njoftim.
AUV shprehu falënderime për qytetarin që raportoi situatën. Rasti është trajtuar nga Inspektorët veterinarë të zyrës rajonale të AUV-së në Prizren. /Telegrafi/
The post Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbyll një operator ilegal në Prizren për trajtimin e nënprodukteve shtazore, largon 500 kilogramë produkte first appeared on Radio Televizioni Iliria.