RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: 5.4 milionë njerëz përballen me pasiguri akute ushqimore në Haiti

okb:-5.4-milione-njerez-perballen-me-pasiguri-akute-ushqimore-ne-haiti

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njofton se 5.4 milionë njerëz përballen me pasiguri akute ushqimore në Haiti, ku pothuajse gjysma e popullsisë ka nevojë për ndihmë humanitare, transmeton Anadolu.

Zyra e OKB-së në Gjenevë në një postim në X lidhur me krizën humanitare në Haiti tha: “Pothuajse gjysma e popullsisë së Haitit ka nevojë për ndihmë humanitare, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. 5.4 milionë njerëz në vend përballen me pasiguri akute ushqimore”.

Në postim thuhet se OKB-së i duhet qasje e sigurt dhe e papenguar në të gjitha rajonet e kryeqytetit Port-au-Prince dhe në të gjithë vendin për të arritur tek njerëzit në nevojë.

Related posts

Zelensky: Nuk ka paqe nëse nuk marrim kontrollin e Krimesë

rezart morina

Qeveria ndan rreth 13 milionë euro për tekstet dhe materialet shkollore

admin

Ministrave iz’raelitë u ndahen telefona satelitorë në rast hakmarrjeje nga Irani dhe Hezbollahu

rezart morina