RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjashtë persona arrestohen në ndeshjen Maccabi Tel Aviv – Aston Villa

gjashte-persona-arrestohen-ne-ndeshjen-maccabi-tel-aviv-–-aston-villa

Policia britanike ka arrestuar gjashtë persona gjatë ndeshjes mes Aston Villa dhe klubit izraelit Maccabi Tel Aviv në Birmingham.

Sipas policisë së West Midlands, tre prej tyre u arrestuan për “ofendime publike me motive racore”, një për prishje të rendit publik, ndërsa të tjerët për shkelje të tjera.

Para ndeshjes, qindra policë u vendosën rreth stadiumit, tri javë pasi Aston Villa ndaloi tifozët izraelitë për shkak të kërcënimeve me dhunë.

Rreth 200 protestues pro-palestinezë valëvitën flamuj jashtë stadiumit, ndërsa rreth 40 persona morën pjesë në një kundërprotestë pro-Izrael.

Fushata për të ndaluar ekipet izraelite nga garat evropiane dhe botërore po fiton mbështetje, ndërsa aktivistët tërheqin vëmendjen se mbi 400 futbollistë palestinezë janë vrarë gjatë dy viteve të fundit nga sulmet izraelite. /mesazhi

Related posts

Katari rifillon plotësisht aktivitetet e lundrimit detar pas ndërprerjeve të lidhura me luftën

Muhamet Ramadani

Hyn sot në fuqi vendimi, Kosova lëshon leje qëndrimi për 12 muaj për serbët

admin

Itali – “ISTAT”: Bie numri i lindjeve

admin