RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kazakistani konfirmon se do t’i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit

kazakistani-konfirmon-se-do-t’i-bashkohet-marreveshjeve-te-abrahamit

Qeveria e Kazakistanit ka njoftuar se do të bashkohet me Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në një deklaratë të shkurtër, qeveria tha se “anëtarësimi i pritshëm në Marrëveshjet e Abrahamit përfaqëson një vazhdimësi natyrale dhe logjike të politikës së jashtme të Kazakistanit”, e cila bazohet në “dialog, respekt të ndërsjellë dhe stabilitet rajonal.”

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka nxitur zgjerimin e këtyre marrëveshjeve, që synojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe apo me shumicë myslimane.

Kazakistani ka pasur marrëdhënie diplomatike me Izraelin prej dekadash. /mesazhi

Related posts

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

admin

SHBA: Nuk ka shpresë që lufta në Ukrainë të përfundojë gjatë dimrit

admin

Presidenti Donald Trump lajmëroi mbylljen e hapësirës së saj ajrore, reagon Venezuela

admin