RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pallati Topkapı në Stamboll ruan traditën 500-vjeçare të leximit të pandërprerë të Kuranit

pallati-topkapi-ne-stamboll-ruan-traditen-500-vjecare-te-leximit-te-panderprere-te-kuranit

Në Pallatin Topkapı të Stambollit vazhdon prej mbi pesë shekujsh një traditë unike: lexim i pandërprerë i Kuranit ditë e natë. Në Dhomën e Relikeve të Shenjta, 28 hafizë recitojnë Kuranin me radhë, duke e përfunduar leximin e plotë çdo ditë – 365 herë në vit.

Kjo praktikë filloi gjatë sundimit të sulltanit osman Yavuz Sultan Selim, i cili pas fushatës së Egjiptit në vitin 1517 solli në Stamboll relike të shenjta islame.

Sipas Ilhan Kocaman, drejtori i Pallatit Topkapı, sulltani Selim urdhëroi që 39 hafizë të lexonin Kuranin pa ndërprerje, ndërsa ai vetë do të ishte i 40-ti. Tradita vazhdon me të njëjtin respekt edhe sot.

Kocaman theksoi se vizitorët, myslimanë e jo myslimanë, dëgjojnë me respekt recitimin e drejtpërdrejtë, i cili shpesh mendohet se është incizim, mirëpo pasi të hyjnë në pallat shohin leximin e drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm.

Një nga hafizët, Halil Ibrahim Akgün, tha se kjo është një ndjenjë e thellë dashurie ndaj Profetit dhe një nder i madh për të shërbyer në këtë vend të shenjtë. “Ne jemi një urë mes të kaluarës dhe së ardhmes,” tha ai, “dhe përpiqemi ta ruajmë këtë amanet me përulësi dhe devotshmëri.” /diyanet

Related posts

Policia realizon kontrolle në motelet e Mitrovicës, arreston tre burra e një vajzë

admin

Britani, 86 të arrestuar jashtë burgut të Londrës për shkak të demonstratës në mbështetje të “Palestine Action”

admin

Grupimi BRICS fton 6 vende të reja për anëtarësim

Muhamet Ramadani