RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra filipinas dalin në rrugë, kërkojnë llogaridhënie dhe transparencë nga qeveria pas dy tajfunëve vdekjeprurës

mijera-filipinas-dalin-ne-rruge,-kerkojne-llogaridhenie-dhe-transparence-nga-qeveria-pas-dy-tajfuneve-vdekjeprures

Mijëra filipinas janë tubuar në dy tubime të mëdha publike në Metro Manila, duke bërë thirrje për llogaridhënie dhe transparencë nga qeveria pas dy tajfunëve vdekjeprurës që goditën vendin, raporton Anadolu.

Autoritetet thanë se gjithsej 16.433 oficerë të policisë do të vendosen në dy pikat kryesore të tubimeve, respektivisht në Parkun Rizal në Manila ku grupi Iglesia Ni Cristo (INC) po organizon “Tubimin për transparencë dhe për demokraci më të mirë” dhe në Monumentin e Fuqisë së Popullit në EDSA, në qytetin Quezon, ku Iniciativa e Bashkuar e Popullit (UPI) po mban manifestimin e vet.

Deri në orën 11:00 me kohën lokale, qeveria e qytetit Manila raportoi se kishte 27 mijë pjesëmarrës.

Ndërkohë, tubimi në qytetin Quezon, i organizuar nga Iniciativa e Bashkuar e Popullit, një grup i udhëhequr nga oficerë ushtarakë në pension, synon të mbrojë vlerat demokratike duke bërë thirrje për më shumë llogaridhënie dhe transparencë në qeveri.

Tubimet u mbajtën pasi vendi i Azisë Juglindore këtë muaj u godit nga tajfunet Fung-wong dhe Kalmaegi, të cilët vranë të paktën 259 persona dhe prekën miliona të tjerë, ndërkohë që 114 persona mbeten të zhdukur.

Në shtator, mijëra njerëz organizuan protesta në pjesë të ndryshme të Filipineve, përfshirë kryeqytetin Manila, kundër korrupsionit të dyshuar.

Protestat shpërthyen pasi u zbulua mashtrim masiv në rreth 9.855 projekte të kontrollit të përmbytjeve me vlerë më shumë se 545 miliardë peso (9.5 miliardë dollarë).

Protestuesit kërkuan llogaridhënie nga politikanët e korruptuar, publikimin e deklaratave mbi pasuritë, detyrimet dhe vlerën neto, si dhe nënshkrimin e heqjes së sekretit bankar nga të gjithë zyrtarët qeveritarë.

Related posts

Ambasadori gjerman: Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira – Asociacioni të krijohet në harmoni me Kushtetutën

admin

OKB: Rreth 1.000 migrantë humbën jetën në Mesdhe gjatë vitit 2026

RTI

I dyshuari për të shtënat gjatë darkës së Shtëpisë së Bardhë tha se synonte zyrtarë të administratës Trump

Muhamet Ramadani