RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump shpall Arabinë Saudite aleate kryesore jo-NATO

trump-shpall-arabine-saudite-aleate-kryesore-jo-nato

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se SHBA po e shpall zyrtarisht Arabinë Saudite si “aleate kryesore jo-NATO”, gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë ku ishte i ftuar princi saudit Mohammed bin Salman.

“Sonte jam i kënaqur të shpall se po e çojmë bashkëpunimin tonë ushtarak në një nivel edhe më të lartë, duke e vendosur Arabinë Saudite si aleate kryesore jo-NATO, gjë që për ta është shumë e rëndësishme,” tha Trump.

Ai shtoi se vendimi po bëhej publik për herë të parë atë mbrëmje, pas kërkesës së palës saudite për ta mbajtur njoftimin sekret deri në darkë. Me këtë status, Arabia Saudite i bashkohet vetëm 19 vendeve të tjera në listën e aleatëve kryesorë jo-NATO të SHBA-së. /mesazhi

Related posts

Kancelari gjerman, Olaf Scholz mesazh urimi me rastin e Ramazanit

admin

“Duhet të jemi të përgatitur për të humbur fëmijët tanë”- Shefi i Shtabit ‘trazon’ dhe fut në panik Francën: Nëse s’e ndalim Moskën…! Reagime të forta nga politika

admin

DETAJET/ Të shtënat me armë në fushën e golfit të Trump, Shërbimi Sekret e largoi të sigurt ish-presidentin nga vendngjarja! Nisin hetimet

admin