RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump shpall Arabinë Saudite aleate kryesore jo-NATO

trump-shpall-arabine-saudite-aleate-kryesore-jo-nato

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se SHBA po e shpall zyrtarisht Arabinë Saudite si “aleate kryesore jo-NATO”, gjatë një darke në Shtëpinë e Bardhë ku ishte i ftuar princi saudit Mohammed bin Salman.

“Sonte jam i kënaqur të shpall se po e çojmë bashkëpunimin tonë ushtarak në një nivel edhe më të lartë, duke e vendosur Arabinë Saudite si aleate kryesore jo-NATO, gjë që për ta është shumë e rëndësishme,” tha Trump.

Ai shtoi se vendimi po bëhej publik për herë të parë atë mbrëmje, pas kërkesës së palës saudite për ta mbajtur njoftimin sekret deri në darkë. Me këtë status, Arabia Saudite i bashkohet vetëm 19 vendeve të tjera në listën e aleatëve kryesorë jo-NATO të SHBA-së. /mesazhi

Related posts

Këshilli Prokurorial i Kosovës, shpenzoj 43 mijë euro për dreka zyrtare

admin

Njoftim me rëndësi për ata që planifikojnë të udhëtojnë përmes pikë kalimeve kufitare me Serbinë

admin

Libia planifikon konferencën e donatorëve për të rindërtuar qytetin e shkatërruar nga përmbytjet

Muhamet Ramadani