RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëri, mbahet sërish protestë antiqeveritare

shqiperi,-mbahet-serish-proteste-antiqeveritare

Në Shqipëri është mbajtur sërish një protestë antiqeveritare, organizuar nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Shqipërisë (PD), raporton Anadolu.

Protesta e emërtuar si “Kuvendi i qytetarëve dhe deputetëve”, është mbajtur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Qindra qytetarë kanë protestuar, sipas organizatorëve, kundër rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe kundër mohimit të fjalës së opozitës në parlament.

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij ka akuzuar zyrtarët për shpërdorim të fondeve publike dhe sipas tij mungesë përgjegjësie morale.

Berisha ka theksuar se zëri i popullit duhet të dëgjohet dhe se sipas tij askush nuk mund të ndalojë “betejën për drejtësi dhe llogaridhënie”.

“Ne do mblidhemi këtu, ky është sheshi ynë, ky është sheshi i lirisë”, është shprehur ndër të tjera Berisha.

Gjatë protestës mbajtën fjalime edhe deputetë të opozitës dhe qytetarë, ndërsa në pankarta u shfaqën mesazhe kundër qeverisë dhe përfaqësuesve të saj.

PD-ja ka paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në javët në vazhdim.

Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan dhjetëra forca policore shtesë, ndërkohë nuk u shënuan incidente.

Related posts

Rritet në 72.775 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Hevzi

Përsëri rritje të çmimeve të derivateve, mësojeni sa kushton një litër naftë

admin

Presidenti amerikan shpreh ngushëllime për tërmetet vdekjeprurëse në Turqi

admin