RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shtëpia e Bardhë: SHBA-ja do të vazhdojë sulmet ndaj anijeve të dyshuara për narkotrafik

shtepia-e-bardhe:-shba-ja-do-te-vazhdoje-sulmet-ndaj-anijeve-te-dyshuara-per-narkotrafik

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar konfirmojë nëse SHBA-ja po përgatitet të hyjë në një “fazë të re” në strategjinë e tyre për Venezuelën, por ka sinjalizuar se presidenti Donald Trump mbetet i përqendruar në presionin ndaj qeverisë së presidentit Nicolas Maduro dhe zgjerimin e operacioneve kundër narkotikëve në rajon, transmeton Anadolu.

E pyetur nëse po ndodh një ndryshim në politikë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, refuzoi të japë një parashikim paraprak për veprimet e mundshme.

“Nuk do të transmetoj asnjë veprim që mund të ndodhë ose jo në lidhje me Venezuelën”, u tha Leavitt gazetarëve.

“E di që kam qenë shumë e qartë në lidhje me qëndrimin e administratës, ashtu si presidenti dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare. Ne e shohim regjimin e Maduros si të paligjshëm”, tha ajo.

Leavitt theksoi se Trump ka qenë “shumë i kënaqur” me sulmet e fundit të SHBA-së që synojnë atë që zyrtarët e kanë përshkruar si narko-terroristë dhe grupe terroriste të huaja të përfshira në trafikun e drogës drejt SHBA-së. Ajo tha se Trump e ka bërë të qartë se ai “nuk do të tolerojë” një aktivitet të tillë dhe sugjeroi se operacionet ushtarake janë larg përfundimit.

“Ai nuk do ta tolerojë këtë dhe mund të prisni që këto sulme të vazhdojnë”, shtoi ajo.

Sot, SHBA-ja e caktoi zyrtarisht organizatën ‘Cartel de los Soles’ me bazë në Venezuelë si një organizatë terroriste të huaj (FTO).

SHBA-ja tashmë disa muaj po zgjeron operacionet ushtarake në të gjithë Amerikën Latine, duke vendosur marinsat, anije luftarake, avionë luftarakë dhe bombardues, nëndetëse dhe dronë mes spekulimeve se SHBA-ja mund të nisë një sulm ndaj Venezuelës, megjithëse Trump të premten tha se së shpejti do të flasë me homologun e tij venezuelian, Nicolas Maduro.

Maduro ka deklaruar se Venezuela është gati për dialog “ballë për ballë” me Washingtonin.

Related posts

Djali i Presidentit Biden pranon fajësinë mbi akuzat për evazion fiskal! Jetë luksoze dhe pagesa në faqe p*rnografike, ja ku i shpenzoi paratë e tij

admin

E rëndë/ I mituri në Spanjë sulmohet me thikë për vdekje në fushën e futbollit. Autori, një person i maskuar

admin

“Zhdukëm çdo gjë që ekzistonte”, Trump: E kemi goditur Iranin më fort se çdo vend tjetër në histori

RTI