RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Më pak ushtarakë kërkojnë karrierë në ushtrinë izraelite

me-pak-ushtarake-kerkojne-karriere-ne-ushtrine-izraelite

Ushtria izraelite po përballet me një krizë serioze në ruajtjen e personelit, raporton The Times of Israel, duke cituar të dhënat e Channel 12. Sipas raportit, mungojnë rreth 1,300 oficerë me grada togeri dhe kapiteni, si dhe rreth 300 majorë.

Një sondazh i brendshëm i ushtrisë tregoi se vetëm 63% e oficerëve janë të interesuar të vazhdojnë karrierën ushtarake, krahasuar me 83% në vitin 2018.

Raporti thekson se rekrutimi është bërë gjithnjë e më i vështirë, pasi shumë izraelitë po zgjedhin punë civile për shkak të lodhjes nga lufta, kushteve të përkeqësuara të shërbimit, delegjitimimit politik dhe pakënaqësive ndaj emërimeve të fundit në drejtimin e ushtrisë. /mesazhi

Related posts

Emërohet raportuesi për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

admin

Merz: Nuk do t’ua rekomandoja fëmijëve të mi të shkojnë në SHBA për arsim apo punë

Kushtrim Guraj

Këngëtari, producenti dhe stilisti i njohur amerikan nderohet nga Macron me medaljen e lartë “Kalorës i Legjionit të Nderit”!

admin