RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Punëtorët e Trafikut Urban paralajmërojnë bllokimin e Prishtinës me autobusë, në mungesë të alokimit të pagave

punetoret-e-trafikut-urban-paralajmerojne-bllokimin-e-prishtines-me-autobuse,-ne-mungese-te-alokimit-te-pagave

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë kanë paralajmëruar radikalizim të protestave, duke përfshirë edhe bllokimin e qytetit me autobusë, nëse vazhdon zvarritja e alokimit të mjeteve financiare për pagat e tyre.

Përfaqësuesi i punëtorëve, Elmi Gashi, tha se situata po bëhet e padurueshme dhe se ata janë lënë “si top ping pongu” mes Ministrisë së Financave dhe Komunës së Prishtinës.

Ai kërkoi që institucionet të reflektojnë dhe të zgjidhin çështjen sa më shpejt, për hir të qytetarëve që tash e një javë kanë mbetur pa transport publik.

Gashi njoftoi se, nëse mjetet nuk alokohen, protestat do të ashpërsohen.

“Do ta bllokojmë gjithë qytetin me autobusë, pavarësisht pasojave”.

Ai shtoi se nuk kanë marrë ende asnjë njoftim zyrtar për alokimin e fondeve, përkundër deklarimeve të disa zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Trafiku Urban, po hynë në javën e dytë të protestës.

Related posts

Amnesty paralajmëron për ofensivën e re izraelite në Bregun Perëndimor

admin

SHBA mirëpret vendimin e Kosovës për Manastirin e Deçanit, ambasadori Hovenier: Hap i domosdoshëm

admin

Mbi 100 të arrestuar në një megaoperacion në Turqi, sekuestrohen armë dhe drogë

admin