RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Posta e Kosovës paralajmëron qytetarët për mesazhe mashtruese në emër të institucionit

posta-e-kosoves-paralajmeron-qytetaret-per-mesazhe-mashtruese-ne-emer-te-institucionit

Posta e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e një mashtrimi, pasi persona të panjohur po dërgojnë mesazhe SMS duke u paraqitur në mënyrë të rreme në emër të këtij institucioni.

Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas identifikimit të rastit, Posta e Kosovës ka njoftuar organet kompetente dhe është duke bashkëpunuar ngushtë me to për adresimin e kësaj çështjeje.

Posta e Kosovës ka theksuar se komunikon vetëm përmes kanaleve zyrtare, përfshirë ueb-faqen zyrtare, rrjetet sociale dhe numrat zyrtarë të kontaktit.

Institucioni u bën thirrje qytetarëve që të mos klikojnë asnjë lidhje të dërguar përmes mesazheve mashtruese dhe të mos bashkëpunojnë me numra apo kontakte që nuk janë zyrtare.

“ Në asnjë rrethanë, Posta e Kosovës nuk kërkon të dhëna personale apo informacione bankare përmes SMS-ve apo kanaleve jozyrtare”, thuhet në njoftim.

Sipas Postës së Kosovës, raste të ngjashme mashtrimi janë evidentuar edhe në administrata postare të vendeve të tjera të rajonit.

“Posta e Kosovës është e përkushtuar për t’i mbrojtur qytetarët dhe për të bashkëpunuar me organet relevante”, theksohet në fund të njoftimit.

Related posts

Një tjetër gazetar pa’lestinez u v’ra në su’lmin iz’raelit në Ga’za

admin

Dalin shëndosh e mirë të gjithë minatorët e ngujuar në Trepçë

Muhamet Ramadani

Sveçla: Në hotelin në Banjskë u investua jashtëligjshëm, është pronë e AKP-së

admin