RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja miraton shitjen e pajisjeve ushtarake me vlerë 1.8 miliard dollarë në Danimarkë

shba-ja-miraton-shitjen-e-pajisjeve-ushtarake-me-vlere-1.8-miliard-dollare-ne-danimarke

Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka miratuar shitjen e avionit patrullues dhe zbulues detar P-8A, i cili mund të përdoret për shumë misione dhe ka aftësi mbrojtjeje kundër zjarrit indirekt si dhe pajisjeve përkatëse për Danimarkën, me një kosto prej 1.8 miliard dollarësh, transmeton Anadolu.

Agjencia e Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes pranë Departamentit amerikan të Shtetit ka bërë një njoftim me shkrim lidhur me shitjen e pajisjeve ushtarake Danimarkës.

Departamenti ka marrë vendim për të miratuar shitjen për qeverinë daneze të avionit patrullues dhe zbulues detar P-8A, i cili mund të përdoret për shumë misione dhe ka aftësi mbrojtjeje kundër zjarrit indirekt si dhe pajisjeve përkatëse me vlerë 1.8 miliard dollarë, thuhet në njoftim.

Vendimi i është dërguar Kongresit ndërsa kjo shitje do të mbështesë “objektivat e politikës së jashtme dhe qëllimet e sigurisë kombëtare të SHBA-së duke rritur sigurinë e Danimarkës, e cila është anëtare e NATO-s”.

Shitja do të rrisë aftësinë e Danimarkës për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme, duke siguruar një forcë që mund të marrë pjesë në operacionet e NATO-s ndërsa u tha se nuk pritet të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.

Në njoftimin e Departamentit u bë e ditur se kontraktori kryesor do të jetë kompania “Boeing”.

Related posts

Osmani i kundërpërgjigjet ambasadorit Hill: Serbia as që mund të ëndërrojë t’i bashkohet NATO-s

Muhamet Ramadani

Përjashtohet nga puna mësuesja Remzije Lezi, shkak shamia

admin

“Ti do ta zhdukësh”- Vrasja e 8-vjeçares, dëshmia shokuese e personit që hodhi trupin në përrua: Xhaxhai i saj më ofroi 200 mijë lira! Kufomën e futëm në thes, që të zbulohej i vendosa gur 20 kg sipër

admin