RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dyshime për manipulim të votave, disa komisionerë po intervistohen në Viti

dyshime-per-manipulim-te-votave,-disa-komisionere-po-intervistohen-ne-viti

Prokuroria Themelore në Gjilan dhe Policia e Kosovës janë duke intervistuar disa persona Viti nën dyshimin “ Falsifikim i rezultateve të votimit”.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Jemi në proces të intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit të personave të dyshimtë të qendrës komunale të votimit në Viti, lidhur me veprën penale “ Falsifikim i rezultateve të votimit”. Për ecurinë e hetimit të këtyre rasteve do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Deri më tani ka komisionerë të arrestuar dhe të ndaluar në Prizren, Mitrovicë dhe Malishevë në lidhje me dyshimet për keqpërdorim me vota.

Edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Drenas e Obiliq.

Related posts

Raporti i OKB-së: Baronët serbë furnizojnë elitën ruse me kokainë

admin

Prodhimi industrial në Gjermani shënoi rënie

admin

OKB: Mbi 38.640 të zhvendosur për shkak të përmbytjeve në Libi

Muhamet Ramadani