RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut mbështet SHBA-në në përballjen me “kërcënimet destabilizuese” në Lindjen e Mesme

maqedonia-e-veriut-mbeshtet-shba-ne-ne-perballjen-me-“kercenimet-destabilizuese”-ne-lindjen-e-mesme

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka deklaruar se vendi i tij qëndron përkrah aleatëve amerikanë në përballjen me “kërcënimet destabilizuese” në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

Mucunski në rrjetin social amerikan X tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se diplomacia mbetet gjithmonë opsioni i parë, por shtoi se parandalimi është thelbësor kur ekzistojnë rreziqe të besueshme.

“Siguria, stabiliteti dhe llogaridhënia ecin krah për krah”, tha ai.

Më tej, shefi i diplomacisë maqedonase gjithashtu bëri të ditur se ambasadat dhe ekipet konsullore të Maqedonisë së Veriut në rajon janë të angazhuara në mënyrë aktive për të mbështetur dhe ndihmuar shtetasit e vendit, duke siguruar mbrojtjen e tyre dhe ofrimin e të gjithë ndihmën e nevojshme konsullore.

Sot herët, Izraeli nisi një sulm ndaj Iranit duke e quajtur “Ulërima e Luanit”, si dhe shpalli një gjendje të jashtëzakonshme “të menjëhershme” në mbarë vendin. Më vonë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se SHBA-ja gjithashtu ka nisur “operacione të mëdha luftarake” kundër “regjimit iranian”.

Related posts

Xhihadistët dhe inteligjenca artificiale, si po përdoren teknologjitë e larta për përhapjen e mesazheve ekstremiste

admin

Dështimi i takimit të djeshëm në Bruksel, Serbia: Prishtina po vret dialogun!

admin

Qeveria vendos për shpronësim të disa pronave për nevoja të KEK-ut

Muhamet Ramadani