RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katari pezullon aktivitetet publike, Kuvajti anulon namazin e teravive

katari-pezullon-aktivitetet-publike,-kuvajti-anulon-namazin-e-teravive

Autoritetet në Katar kanë njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve publike, tubimeve dhe eventeve argëtuese në hotele dhe zona turistike deri në një njoftim të dytë.

Vendimi vjen pasi gjatë ditës janë dëgjuar disa valë shpërthimesh mbi kryeqytetin Doha. Po ashtu, janë ndalur të gjitha tendat e Ramazanit dhe iftaret që zakonisht organizohen nga hotelet dhe qendrat turistike për kompani, institucione shtetërore dhe publikun gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërkohë, edhe Kuvajti ka marrë masa të ngjashme. Ministria e Çështjeve Fetare ka njoftuar anulimin e namazit të teravive në të gjitha xhamitë e vendit deri në një njoftim të ri. Teravitë janë namaz nate që kryhen gjatë muajit të Ramazanit. /mesazhi

Related posts

Emigracioni i paligjshëm në SHBA/ VOA: Harris po bën fushatë duke u mbështetur në përvojën e saj si prokurore! Trump zotohet për dëbime masive

admin

Macron: Marrëdhëniet gjermano-franceze ‘zemra e Evropës’

admin

Rritet në 145 numri i viktimave nga përmbytjet në Tajlandë

admin