RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu: Programet bërthamore dhe raketore të Iranit do të bëheshin “të paprekshme” brenda muajsh

netanyahu:-programet-berthamore-dhe-raketore-te-iranit-do-te-beheshin-“te-paprekshme”-brenda-muajsh

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara vendosën të sulmojnë Iranin pasi, sipas tij, programet bërthamore dhe të raketave balistike të Teheranit do të bëheshin “të paprekshme” ndaj sulmeve brenda pak muajsh.

Në një intervistë për Fox News, Netanyahu tha se, edhe pas goditjeve ndaj objekteve bërthamore dhe programit të raketave balistike, Irani nuk ndryshoi kurs.

Sipas tij, autoritetet iraniane nisën ndërtimin e objekteve të reja dhe bunkerëve nëntokësorë, të cilët do ta bënin programin e tyre raketor dhe atë për bombën atomike të paprekshëm në një periudhë të shkurtër kohe.

“Nëse nuk do të vepronim tani, në të ardhmen nuk do të mund të ndërmerrej asnjë veprim”, theksoi Netanyahu. /mesazhi

Related posts

Vjenë – Delegacioni iranian nis bisedimet mbi marrëveshjen bërthamore

admin

Berna me raport të ri për migracion: Gjatë vitit 2023, kanë hyrë 181.553 të huaj, 200 prej tyre shqiptarë

admin

Zgjedhjet në SHBA/ Kancelari gjerman shpreh mbështetjen për Kamala Harris: Ajo do të bëhej një presidente shumë e mirë

admin