RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vatikani paralajmëron për një përshkallëzim global për shkak të “luftës parandaluese”

vatikani-paralajmeron-per-nje-pershkallezim-global-per-shkak-te-“luftes-parandaluese”

Vatikani ka paralajmëruar se bota rrezikon të “përfshihet nga flakët” nëse shtetet vazhdojnë të përqafojnë logjikën e luftës parandaluese, transmeton Anadolu.

Duke folur për Vatican News, sekretari i Shtetit i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, shprehu keqardhje të thellë për përshkallëzimin e fundit ushtarak në Lindjen e Mesme.

Duke iu referuar sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, Parolin kritikoi largimin nga Karta e OKB-së, duke theksuar se “forca e ligjit është zëvendësuar nga ligji i forcës”, që sipas tij tregon se komuniteti ndërkombëtar po përballet me një “erozion të së drejtës ndërkombëtare”, ku paqja po kërkohet gabimisht “përmes armëve”.

Kardinali, sipas raportit, hodhi poshtë justifikimin e “luftës parandaluese” për të ndaluar prodhimin e raketave, duke argumentuar se veprime të tilla duhet të jenë vetëm “zgjidhja e fundit dhe më e rëndë” brenda një kornize shumëpalëshe.

Ai paralajmëroi se po konsolidohet një “multipolarizëm i shënuar nga primati i fuqisë”, i cili po çon në një “krizë të thellë” në marrëdhëniet diplomatike.

“Nuk ka të vdekur të klasit të parë dhe të klasit të dytë”, tha Parolin, duke bërë thirrje për mbrojtjen e jetës së civilëve dhe për një rikthim te “puna e vështirë e negociatave”.

Në përfundim, ai u bëri thirrje liderëve botërorë të dëgjojnë apelin e Papës për të “prekur zemrat e atyre që marrin vendime”.

Related posts

Greqia uron Netanyahun për fitoren në zgjedhjet e Izraelit

admin

VIDEO/ Prezantuesja e lajmeve ‘shpërthen’ në lot, qan teksa njofton vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah

admin

Arrestohen tre të dyshuar dhe konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Muhamet Ramadani