RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia uron Netanyahun për fitoren në zgjedhjet e Izraelit

greqia-uron-netanyahun-per-fitoren-ne-zgjedhjet-e-izraelit

Kryeministri i Greqisë, Kiryakos Mitsotakis ka uruar Benjamin Netanyahun për fitoren në zgjedhjet e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim në Twitter, Mitsotakis tha se bisedoi me Netanyahun për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje.

“Ne presim vazhdimësinë e marrëdhënieve të forta mes vendeve tona”, tha Mitsotakis.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura për herë të pestë në tre vjet e gjysmë në Izrael, Netanyahu dhe aleatët e tij të djathtë fituan shumicë të mjaftueshme për të formuar qeverinë e re në vend.

Related posts

SHBA-ja ka vendosur t’i japë Iz’raelit 3.5 miliardë dollarë për ar’më dhe pajisje

Muhamet Ramadani

Vriten dhjetëra palestinezë në ditën e 115 të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës

Muhamet Ramadani

Borrell: BE-së po i mbarojnë rezervat e armëve

admin