RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

te-shtena-me-arme-ne-prishtine,-plagoset-nje-person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa personi i dyshuar, i identifikuar tashmë, është në kërkim.

“Rreth orës 21:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë raportuar se një person është plagosur. Aktualisht po vazhdon hetimi për zbardhjen e rastit, ndërsa personi i dyshuar, i cili tashmë është identifikuar, është në kërkim,” ka thënë Ahmeti.

Related posts

Sondazh: Amerikanët pothuajse të ndarë në mënyrë të barabartë për kapjen e Maduros

Muhamet Ramadani

Krejtësisht reale: pushime në plazh me flakë në sfond

admin

Shkupi renditet i dyti në Evropë për ndotjen e ajrit

Muhamet Ramadani